Çfarë i tha Ibrahim Rugova, grupit TRIX? - tregon Veli Sahiti

Mediale Vip

Çfarë i tha Ibrahim Rugova, grupit TRIX? - tregon Veli Sahiti

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:49
Veli Sahiti

Këngëtari, Veli Sahiti i grupit TRIX ka rrëfyer momentin e takimit me ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili i kishte thënë grupit “TRIX” që të përformojnë në stadiumin “Qemajl Stafa” në koncertin për unitet kombëtar.

“Ne padyshim e morëm këtë ftesë, në vitin 1990, hera e parë ishte që kisha shkuar në Shqipëri, isha skeptik por publiku këndoi bashkë me ne dhe kurrë se kisha besuar”, tha Veli Sahiti.

Ai tutje tregoj një ngjarje që i kishte ndodhur në Korçë kur kishte shkuar në Shqipëri për koncert.

Në një kafiteri kishte parë një coca-colë në lokal dhe pasi kishte porositur, kamarieri i kishte thënë që atë e kanë për reklamë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat