Mariza Ikonomi i ka suprizuar të gjithë me lajmin më të bukur se është bërë nënë për herë të parë. Artistja ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” dy foto me të voglën e saj, ku shfaqet më e lumtur se kurrë.
Ajo ka bërë me dije se të bijën e ka quajtur Melody, teksa ka zbuluar edhe identitetin e njeriut që i ka “vjedhur” zemrën. Bëhet fjalë për një person jo publik të quajtur Blendi.
“Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua. Melodia e jetes e sime! MELODY IKONOMI GREÇO!
@blendigreco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua “, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen.