Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, u kërkoi fansave në rrjetet sociale që të respektojnë privatësinë e tij. Snoop Dogg, njoftoi të enjten – do të heqë dorë nga duhani.
“Pas shumë shqyrtimeve dhe bisedave me familjen time, kam vendosur të heq dorë nga duhani. Ju lutemi respektoni privatësinë time në këtë moment”, ka postuar ai në Instagram dhe X.
Në përgjigje të postimit të Snoop në X, disa fansa e pritën lajmin me një dozë të shëndetshme skepticizmi.
"Sot nuk është dita e 1 prillit Snoop," komentoi një përgjigje.
Siç pritej, komentet nën postim shumë prej fansave të tij u zhgënjyen. “Me siguri do të ketë marrë diçka deri më tani ”, “ Me siguri e kanë rrëmbyer ”, “ Është shaka”, shkruajnë në mijëra komente, ata që nuk e besojnë se do ta ndalojë pirjen e duhanit.