Sot në “Prime” u shfaq materiali i patransmetuar më parë ku shfaqte dhunën që Meti ushtroi ndaj Blerandos.
Anita Haradinaj tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe se sipas saj Meti ishte një nga lojëtarët me të fortë.
“Meti ja tregu që është një showman i mirë, një gazetar i mirë, një baba i mirë, ka mudnur të jetë nja nga shtyllat e kësaj shtëpie. Blerandos i them të bëj kujdes pasi banorët kanë filluar ta njohin lojën e tij “, tha ajo.
Ndërsa Bledi Mane e tha të kundërtën për Metin.
“Meti është zhgënjim i madh, është një person që njeh mediat”, tha ai.
Goditja ndaj Blerandos në fund të ditës iu kthye si boomerang Metit.
Sipas opinionstit, Bledi Mane goditja ishte e paramenduar dhe sipas tij vendi që e ka zgjedhur e tregon këtë më së miri.