Sot në “Prime” u shfaq materiali i patransmetuar më parë ku shfaqte dhunën që Meti ushtroi ndaj Blerandos.
I pyetur nga moderatorja Jonida Vokshi se a është pishman për provokimet që i kishte bërë ditën kur ndodhi rasti, Blerando tha se i duhet kohë të mendoj, e më pas tha se nuk është pishman.
“Me qëllim ia kam dhënë Metit për t’i pastruar tualetet”, tha Blerando.
Ndryshe Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ për shkak të gjuhës së përdorur gjatë një debati mjaft të ashpër me njërin nga banorët e shtëpisë, Blerandon.
E gjithë kjo erdhi për shkak se Meti nuk dëshironte t’i bindej urdhrave të kapitenit të javës, Blerandos.