Kjo javë u solli diskutime dhe debate banorëve të shtëpisë nga një prank që u kanë bërë Edona dhe Adri.
Kjo erdhi si ide nga Adri për ta bërë xheloze Ilirjanën, të fejuarën e tij se kinse Edona ka pëlqim ndaj tij.
E kur kjo u kuptua sonte në ‘Prime’ se është prank, Edona ka thënë kurrë nuk do t’ia bënte një gjë të tillë që t’ia merrte bashkëshortin dikujt.
“Kur më shkruajnë burrat e martuar, ua bëj bllok”, ka thënë Edona.