Njëra nga ngjarjet që u përfol goxha shumë në këtë spektakël të Big Brother VIP Kosova ishte raporti i Alba Vukajt me disa nga meshkujt në shtëpi, Azemin, Lumbardhin e Blerandon.
Derisa po flisnin për rrëmujën që bukuroshja shkodrane zhvilloi brenda, ajo u ‘godit’ me shumë komente nga opinionistët dhe banorët.
Njëri nga konkurrentët që reagoi keq e u acarua nga kjo ngjarje ishte edhe këngëtari Blero.
“Kjo është egoiste nëse nuk e zgjedh njërin prej meshkujve, me e shpëtu njerëzimin”, iu drejtua këngëtari shqiptar.
Ndërsa, zeshkania shume e revoltuar u përgjigj: “Nuk dua të jap përgjigje për këtë pjesë fare”.
Për historinë e Albës me djemtë në shtëpi, një mendim e dha edhe opinionisti i këtij formati.
Bledi Mane e quajti atë hipokrite dhe tha se po aktron në lidhje me këtë.