“Shtine trurin në funksion”, përplasen Santiana dhe Kaderja

Mediale Vip

“Shtine trurin në funksion”, përplasen Santiana dhe Kaderja

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 06:55
Banoret e BBVK

Santiana dhe Kaderja janë përplasur ashpër mes vete, ku kjo e fundit i tha secili banor ka të drejtë të japë mendime, e njëjtë mund të veprojë edhe ajo.

Santiana iu përgjigj duke i thënë se ajo nuk mund ta përziej atë, pasi nuk e di se çfarë shoqërie ka me Adrin, Ilirianën dhe Bucin.

“Ne ngucemi krejt kohën”, i tha Santiana, ndërsa Kaderja menjëherë iu kundërpërgjigj duke i thënë “nuk më intereson”.

“S’mundësh me ma ndalë gojën, zemra jem. Unë muj me fol çkado që ma do zemra”, vazhdoi më tej Kaderja.

Ndërsa, pas kësaj, Santiana i tha se “ty zemra ta do, por truri s’o kah ta din. Kështu që shtine trurin në funksion”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat