Elvis Pupa, që u eliminua nga gara të premten, anuloi në minutën e fundit ardhjen e tij në “Dancing With The Stars Fan Club”.
Moderatorja Kiara Tito njoftoi se në moment të fundit, Elvisi refuzoi ftesën, ndërsa që e pranishme në studio ishte partnerja e tij, Jora. Sipas saj, ka një arsye pse aktori mungon.
“Visi e ka një arsye pse nuk është sot këtu, por ai e di më mirë. Unë isha partnerja e Visit. Do të doja shumë që ta kishim mbyllur garën bashkë. Jam këtu për të folur për rrugëtimin tonë”.
Ndërsa opinionisti Albi Nako u shpreh se Visi nuk u tregua serioz dhe profesionist.
“Jora thotë ka një arsye. Edhe unë rashë nga kati i dytë sot me gjithë dollap, por erdha. Eci duke çaluar. E shoh Visin të kompleksuar edhe nga situata e së premtes, në mënyrën si bëri kërcimin, si u mbyll nata. Visi është artist dhe e njeh televizionin. Nga mosardhja sot, e shoh shumë të frustruar. Mund të kishte ardhur sot. Të kishte justifikuar situatën me një ndjesë për ditën e premte dhe kaq”.