Nuk flitet për asgjë tjetër veç krizës mes Antonela Roccuzzo-s dhe Leo Messit, e cila ka tronditur botën e romantikëve dhe futbollit... Është raportuar së fundmi se ka probleme në parajsën e çiftit për shkak se disa dalje të fundit ishin interpretuar se ata nuk ishin më familja e lumtur që shfaqen gjithmonë në rrjetet sociale. Çfarë mund të kishte ndodhur mes çiftit?
Antonela ndan gjithmonë shumë foto të Leo Messit dhe familjes së tyre në rrjetet sociale, diçka që e duan të gjithë ndjekësit e çiftit. Por këtë herë ata janë shfaqur familjarisht në një event shumë të rëndësishëm për futbollistin dhe duket se situata mes tyre nuk ka shkuar shumë mirë. U fol për një tension mes tyre! Dhe nuk është se ka qenë ideja e mediave, pamjet janë analizuar nga ekspertë...
Po, ashtu siç lexoni. Ka qenë një psikologe argjentinase ajo që ka bërë hapin për të analizuar sjelljen e çiftit para kamerave në rrjetet e saj sociale dhe kështu ka dhënë mendimin e saj për këtë moment mjaft të tensionuar për çiftin.
Çifti mori pjesë familjarisht në galën e fundit të Topit të Artë, të mbajtur më 30 tetor 2023. Sipas psikologes së TikTok, ka disa momente në të cilat bie në sy një tension mes çiftit. Një prej tyre është kur Antonela nuk dëshiron të dalë në skenë pas dhënies së Topit të Artë për bashkëshortin e saj, Leo Messi.
Këtë vit nuk ka rrugë të mesme: ose çiftet tona të preferuara bëjnë fëmijë ose divorcohen...
Por, nuk është ky rasti i tyre. Antonela i ka dhënë fund gjithë kësaj tymnaje. Ajo ka publikuar një foto në Instagram për të shuar të gjitha thashethemet.
Nisur nga gjithë kjo situatë, bashkëshortja e Leo Messit ka vendosur të publikojë një foto të Leos në ‘stories’ e saj nga një seancë stërvitore. Kjo u vë vulën zërave të mëtejshme për një krizë mes tyre.