Thumbime e kundërpërgjigje, çfarë ndodhi mes Olta Gixharit dhe Luana Vjollcës?

Mediale Vip

Thumbime e kundërpërgjigje, çfarë ndodhi mes Olta Gixharit dhe Luana Vjollcës?

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 19:36
Olta Gixhari dhe Luana Vjollca

Në showbizin shqiptar po ushqehet një dramë e re dhe sikurse mund ta keni kuptuar nga tituli dy protagonistet janë Olta Gixhari dhe Luana Vjollca.

Po, dy vajzat nuk i lidh asgjë me njëra-tjetrën, por siç mund ta merrni me mend gjithçka nisi nga aktorja e cila njihet për natyrën thumbuese.

Çfarë ndodhi është se gjatë spektaklit të ‘Dancing ëith the stars’ të premte, Olta sugjeroi se duhet të vendosen më shumë këngë shqip për kërcimet, duke vendosur nga telefoni i saj këngën ‘Benzina’ të Luanës.

“Edhe për këngën do thoja, çfarë është kjo “Gasolina”, kemi këngën shumë të bukur shqiptare “Benzina”. Është kënga e Luana Vjollcës, shumë e bukur është. Pse shkoni te “Gasolina” ju?”-tha ajo me nota ironi dhe duke qeshur.

Edhe në kanalin e Top Channel në YouTube ky veprim u quajt thumb ndaj moderatores.

Luana iu përgjigj thumbit të saj në mënyrë fine, siç bën zakonisht. Moderatorja ndau një video nga finalja e ‘Love Island Albania’, dhe gjejeni çfarë? E shoqëroi me këngën “Benzina”. Krah saj shkroi: “Kujt i mungova”.

Dhe njerëzit në komente kishin një përgjigje për këtë: Oltës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat