Ajo është gjithmonë në lëvizje.
Jennifer Lopez mori sërish vëmendje me paraqitjen, ndërsa ishte në darkë me bashkëshortin Ben Affleck dhe disa nga fëmijët e tyre në Beverly Hills, Kaliforni.
Këngëtarja e “Let’s Get Loud”, 54 vjeçare, veshi një fustan ngjyrë vjollcë me të verdhë Burberry që ka vlerën e afro 5000 eurove me një rrip Valentino, 650 euro si dhe një palë çizme kafe.
Dukjen e kompletoi me një palë rrathë Jennifer Fisher prej afro 200 eurove dhe e mbylli me një çantë të kushtueshme.
Lopez darkoi në The Ivy, një pikë e famshme në Beverly Hills, gjersa u komentua për çantën Hermes Birkin, që kap një vlerë të madhe.

Kjo çantë aktualisht është në vlerë mes 30 dhe 40 mijë eurosh.
Affleck nga ana tjetër zgjodhi një paraqitje të thjeshtë, bluzë të bardha e pantallona të zeza.

Ylli i “Hustlers” shquhet për paraqitjet me plot stil dhe për linjat e bujshme, pavarësisht moshës.