Njoftimi emocional i Snoop Dogg se do të hiqte dorë nga tymi paska qenw pjesë e një fushate komerciale!
Ishte vetë reperi i cili e zbuloi ‘kurthin’ që na kishte punuar të gjithëve, nëpërmjet një postimi në platformat e tij sociale.
"Kam një njoftim. Unë po heq dorë nga tymi. E di se çfarë po mendoni. Por unë mbarova punë me të. Mbarova punë me kollën dhe rrobat e mia me erë të keqe.
Klipi përfundon me Snoop, i cili pothuajse e bindi internetin se po linte marihuanën, duke gatuar një marshmallow mbi zjarr. Pra, praktikisht, e gjithe kjo ishte një reklamë për Solo Stove, një gropë zjarri që nuk lëshon tym.