Një story e Zhaklin Lekatarit ditën e djeshme ku shprehej se shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, frikë, nevojë dhe jo dashuri u mor si një kunj direkt për Kiarën dhe Luizin.
Kjo pasi komenti i saj erdhi fill pasi dyshja konfirmuan lajmin e ëmbël se janë në pritje të një vajze.
Deri tani as Kiara as Luizi nuk kanë reaguar në lidhje me këtë shkrim të Zhakut, por shoqja e moderatores Liesa nuk ia ka kursyer dy fjalë opinionistes.

“Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,” shkruan Liesa në Instagram.