Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West, dëshmoi se po bëhet një kritike e modës së gjeneratës së ardhshme, madje edhe Kim pranoi në episodin e 23 nëntorit të 'The Kardashians' se 10-vjeçarja e saj është "si Joan Riversi i ri".
"Gjithçka që North dëshiron të bëjë është të vlerësojë veshjet e njerëzve," tha Kim në një rrëfim. "Asaj i pëlqen të kritikojë."
Ky ishte sigurisht rasti në 'Met Gala 2023'. Episodi tregoi se North kishte rezerva për fustanin me perla të Kim-it të drejtorin krijues të 'Schiaparelli', Daniel Roseberry.
"Ka shumë boshllëqe te perlat," tha North. "Duket sikur ajo është një vajzë nga Hauai me fustanin e saj të grisur".
Dhe pasi North sugjeroi që perlat dukeshin "të rreme", Kim duhej t'i përgjigjej për tu mbrojtur:
“Jo, jo, mendoj se e ke gabim këtu”, i tha vajzës së saj. "Këto janë perla shumë të shtrenjta, të vërteta. Mendoj se ke nevojë për një mësim mbi perlat. Ne nuk do të shkojmë për një look flapper-ne por për vintage, autentike me perla."
Kjo nuk ishte e gjitha. North – e cila dëshiron të zotërojë SKIMS dhe labelin e modës së babait të saj Yeezy një ditë – mendoi se fustani ishte shumë “beasy” dhe se aksesorët e diamantit do ta “shkatërronin” veshjen.
Më në fund, siç tha North, "Më pëlqejnë perlat. Thjesht nuk më pëlqen që duket, si nga Dollar Store.".
Askush nuk u prek më shumë nga reagimet e saj sesa drejtori kreativ i Schiaparelli-t.
"Ky është makthi im më i keq," tha Daniel. "Është sikur të jem Punk'd. Një natë para Met, duke u kritikuar."
Kim nuk e priste që fashionistja e re të ishte kaq kritike. "Unë e respektoj mendimin tënd; të lutem thjesht ji e mëshirshme me mua sot," i tha ajo, duke e shtyrë North të përgjigjej, "Unë nuk do të gënjej, por nuk do të flas fare nëse s'do."
Dhe North nuk u përmbajt gjatë eventit kryesor, duke parë tapetin e kuq në televizor me kokoshka në dorë teksa jepte kritikat e saj.
"Ajo është e bukur," tha North për Yung Miami. "Thjesht, mos kopjo mamin tim me ato perla!"
Po për ish-in e mamasë Pete Davidson? "Ti do të shkosh në Met Gala, Pete," tha ajo, "jo në pikën e karburantit."
Titulli i “cringe” iu rezervua Jared Leto, i cili u shfaq me një kostum maceje të frymëzuar nga macja e dashur e stilistit Karl Lagerfeld, Choupette.
Po kush ishte veshur më mirë sipas North? Miqtë e familjes Kardashian, Paris Hilton dhe La La Anthony, si dhe tezet e saj Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.