Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.
Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.
Sakaq, një postim i Zhaklin Lakatarit, e cila ka qenë opinioniste në “BBV2” u interpretua si kunjë për çiftin. Përmes një statusi në Instagram ajo shkruante se fëmijët nuk janë më fryti i një dashurie, por i interesit.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtueshme.”-shkruante ajo.
Një përgjigje e ka marrë nga mikesha e Kiarës, Liesa Haxhiasllani. Ajo shkruan në një status në Instagram:
"Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,”-shkruan Liesa në Instagram.