Pyetet rreth divorcit, Alma Bektashi: Nuk dua të flas për një person që ka kohë që është inekzistent në jetën time

Mediale Vip

Pyetet rreth divorcit, Alma Bektashi: Nuk dua të flas për një person që ka kohë që është inekzistent në jetën time

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:35
Alma Bektashi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alma Bektashi, është rikthyer me një intervistë si rrallëherë.

Në Klan Kosova, ajo ka folur për shumë çështje përfshirë jetën profesionale e atë personale.

Artistja mes tjerash ka folur edhe për realitetin e hidhur shqiptar kur një grua do të ndahet nga burri.

“Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon qysh prej prindërve. Ju e keni parë gjithmonë lindën pesë femra, gjashtë shtatë për me dalë një djalë. Mandej kur fillojnë me rrit, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë, vajzat e hanë lëngun e djalit maza. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, u shpreh ajo.

E njëjta u pyet edhe për divorcin nga ish-partneri, për të cilin nuk dëshironte të fliste.

“Problemi është që unë nuk e di, por ligjet në Shqipëri tërhiqen, zhagiten. Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi”, shton Bektashi.

“Unë jam një nënë e cila gjatë gjithë kohës iu përkushtohet fëmijëve, kemi një marrëdhënie fantastike, jemi sikur tre shokë që jetojmë në një apartament”, përfundoi Alma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat