North West ka pritshmëri të mëdha.
Fëmija më i madh i Kim Kardashian dhe Kanye West mund të jetë vetëm 10 vjeç, por ajo tashmë ka disa mendime si një e rritur për modën.
Ajo nuk përmbahet kurrë - dhe askush nuk ishte i sigurt nga syri i saj kritik gjatë 'Met Gala 2023' në maj.
Në episodin e së enjtes të "The Kardashians" në Hulu, North i komentoi të gjithë, përfshirë ish-të dashurin e mamasë, Pete Davidson.
Ajo e ndoqi eventin me kushërirën e saj Penelope, dhe dha komentin e saj për tapetin e kuq, i cili nderoi të ndjerin Karl Lagerfeld, duke thënë se e "urren" veshjen 'Fendi' të Davidson. Look-u i ish-yllit të "SNL" përfshinte një kapele, pallto të gjatë dhe pantallona lëkure ngjyrë vjollcë.
“Do të shkosh në Met Gala, Pete. Jo te stacioni i karburantit,” u tall North.
"Gjithçka që North dëshiron të bëjë është të vlerësojë veshjet e njerëzve dhe asaj i pëlqen të kritikojë," tha Kardashian në një rrëfim. “North është si Joan Rivers i ri nëse më pyet mua. Dhe nuk mund ta marrësh seriozisht, të tallesh nga një 10-vjeçar, kështu që unë nuk e bëj kurrë, por më thumbon pak."
Në një pjesë të episodit, Kim tha: "North nuk gënjen, dhe kjo është e mahnitshme. Unë po përpiqem t'i mësoj asaj se nuk keni nevojë sulmoni njerëzit pa asnjë arsye. Ka një mënyrë për ta zbutur atë dhe për të mos lënduar njeri.”