Lajmet e tradhëtisë së Leo Messit, reagon mikesha e Antonelës

Mediale Vip

Lajmet e tradhëtisë së Leo Messit, reagon mikesha e Antonelës

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 14:08
Antonella Roccuzzo, Daniela Sheman dhe Messi

Ditët e fundit mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Lionel Messin ka tradhëtuar Antonella Roccuzzo, me gazetaren argjentinase Sophie Martinez.

Në të njëjtën kohë, dyshja së bashku me fëmijët e tyre, ka dalë për një shëtitje në Disney World duke hedhur poshtë thashethemet që qarkullojnë. 

Kështu bëri edhe mikesha e ngushtë e Antonella Roccuzzo, Daniela Sheman. Bashkëshortja e futbollistit spanjol dhe bashkëlojtarit të Lionel Messit, Cesc Fabregas, duke komentuar lajmin, ka shkruar në rrjetet sociale: “Çfarë publikimi që nuk ka kuptim... dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

Image
Postimi

Dy familjet bëjnë pushime së bashku gjatë verës, ndërsa Antonella dhe Daniela janë mikesha të ngushta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat