Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli, konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 2, po presin një vajzë dhe këtë e njoftuan me anë të një kënge të interpretuar nga artisti shkodran të quajtur, “Frymë”.
Moderatorja e “Dancing With The Stars Fan Club” shfrytëzoi rastin në hapje të emisionit për të falënderuar të gjithë, në emër të saj dhe të Luizit.
Ajo u shpreh se është e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës.
E njëjta zbuloi se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.