Ishte planifikuar që mbrëmë e deri sot në orët e hershme të mëngjesit, Yll Limani të këndonte në diskotekën ku u lajmërua për bombë.
Megjithatë alarmi doli të jetë i rremë. Pavarësisht se dikush kishte gënjyer se në Gatë Club kishte mjet eksplodues festa u ndal.
Të gjithë pjesëmarrësit që kishin vendosur të kalonin natën aty, u larguan nga vendi i ngjarjes.
Pa kënduar mbeti edhe Yll Limani, i cili doli menjëherë më një reagim për krejt atë çfarë ka ndodhur, e që në fund doli të jetë vetëm një gënjeshtër.
Këngëtari i ka kërkuar falje njerëzve që mbrëmë kishin bërë plan t’i dëgjonin këngët e tij .
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/28/auto_Yll-306x6001701155614.jpg)