“Jam rritur me njerkë”, Kaderi rrëfen për historinë e jetës së saj

Mediale Vip

“Jam rritur me njerkë”, Kaderi rrëfen për historinë e jetës së saj

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:01
Kaderi dhe Alby

Bukuroshja nga Prizreni që u bë pjesë e formatit rreth dy javë më parë, ka shpërthyer në lot sot.

Ajo e ‘hapi zemrën’ së fundmi me miqtë e saj brenda BBVK, Albyn, Lumbardhin dhe Monikën.

Mes lotëve, Kaderi për herë të parë ka treguar se është rritur pa nënë dhe se e ka e ndje mungesën e saj gjatë tërë jetës.

Madje ajo tha se kjo i ka shkaktuar frikës se një gjë e tillë mund t’i ndodh edhe kur ajo vet të bëhet nënë.

“Po mërzitem kur po ju shoh ty (Albyn) dhe Monikën për fëmijët e juve, është diçka që më prek shumë, unë jam rritur me njerkë, për këtë jam shumë më e fortë edhe për këtë arsye vetëbesimi më është rritur shumë se ndoshta nëse do i kisha të gjitha në jetë nuk do e kisha këtë guxim që e kam, sepse shtylla e një fëmijë është nëna, pastaj vjen babai, pse thonë se nëna është ajo që i mbledh fëmijët në sofër, e kam një peng në jetë se them ‘çka nëse nesër martohem dhe bëjë fëmijë dhe me i lënë fëmijët e mi sikur e ka bërë nëna ime’, nuk e paramendoj jetën time ashtu, për ata e kam frikë që ta gjej një njeri dhe nuk më ecën fati me të deri në fund, është ndryshe kur fëmijët i rrit vet, se ndryshe kur rriten me të dy prindërit”, tha mes lotësh Kaderi.

Pas rrëfimit prekës, asaj i qëndruan pranë tre banorët duke e ngushëlluar me fjalët më të mira, teksa i thanë se ajo është e fortë dhe do ia dalë çdo herë.

Ndryshe, vlen të theksohet se Kaderi ishte shpallur “Miss Prizreni” në vitin 2016.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat