Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po mendojnë të bëhen prindër?

Mediale Vip

Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po mendojnë të bëhen prindër?

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 20:09
Francesco Totti dhe Noemi Bocchi

Gjatë ditëve të fundit, të gjithë sytë kanë qenë tek Ilary Blasi për shkak të dokumentit të saj Unica, në të cilin ajo tha të vërtetën e saj për divorcin e bujshëm nga Francesco Totti - ndër të tjera që martesa përfundoi sepse ai e tradhtoi atë me Noemi Bocchi.

Mirëpo, "Pupone" duket se mendon për diçka krejtësisht të ndryshme. Sipas thashethemeve të fundit, Francesco - babai i Christian, Chanel dhe Isabel me Ilary Blasi - do të donte një tjetër fëmijë, këtë herë me partneren e tij të re Noemi Bocchi, nënë e Sofia dhe Tommaso me ish-bashkëshortin Mario Caucci.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti në kohën kur ishte ende me Ilary Blasin kishte deklaruar disa herë: “Do të doja pesë fëmijë, një ekip futbolli pesëshe”. Ish-çifti i artë i Romës u ndal me tre fëmijë, por tashmë jetës së Tottit i janë shtuar edhe dy fëmijët e Noemit. Me pak fjalë, kuota pesë është arritur, megjithatë 'Pupone' dhe partnerja e tij e re, nëse dëgjojmë thashethemet e fundit, do të donin të zgjeronin më tej familjen e tyre tashmë të madhe me një fëmijë që do ishte fryt i dashurisë së tyre.

Ndërkohë, Totti, në lidhje me dokumentarin e Unica-s, duket se synon të heshtë. Vetëm një koment u bë nga ai në lidhje me deklaratat e Ilary-t, dhe ai ishte i shkurtër: "Bëj dhe thuaj çfarë të duash". Si për të thënë: Nuk më intereson dhe të fala.

Nga ana tjetër, ai është gati të tregojë të vërtetën e tij para gjyqtarëve dhe nuk ka shumë për të bërë: tashmë në datën 4 dhjetor do të zhvillohet seanca e parë  për të vendosur mbi ndarjen e pasurisë. Për atë të divorcit duhet të presim deri më 24 janar 2024. Ata që e njohin nga afër Françeskon, siç zbulohet nga Corriere della Sera, flasin për një Totti të dorëhequr, por të qetë, të papërshkueshëm nga goditjet me 'thikë' të prezantueses. Dhe i vetëdijshëm se asnjë lloj marrëveshjeje nuk do të arrihet kurrë me ish-gruan e tij.

Marrëdhëniet mes ish-bashkëshortëve tashmë janë zero, aq sa Ilary nuk e ftoi Francescon as në festën për ditëlindjen e tetëmbëdhjetë të djalit. Totti besonte se të paktën për një ditë, për hir të fëmijës së saj, siç ndodh shpesh mes prindërve të ndarë, inatet mund të liheshin mënjanë. Nuk ndodhi kështu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat