Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia për shkak se dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli, dy ditë më parë.
U mësua se mbrëmjen e sontme, Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës sot iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murselin si dhe fëmijët.
Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të Naim Murselit, vihet re se ai ka foto me personazhe të njohur të politikës, showbizit dhe sportit.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka foto me Edi Ramën, Dua Lipën, Rita Orën, Loredanën, Olta Gixharin apo Granit Xhakën.
Ndërsa bie në sy mungesa e fotove me bashkëshorten e tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/02/auto_001701472555.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/02/auto_0001701472557.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/02/auto_00001701472557.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/02/auto_000001701472558.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/02/auto_0000001701472559.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/02/auto_00000001701472560.jpg)