Ngjarjet e fundit, Santiana Maloku nuk e pranon kërkim-faljen nga Buci

Mediale Vip

Ngjarjet e fundit, Santiana Maloku nuk e pranon kërkim-faljen nga Buci

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:53
Ylli/ Santiana

Është diskutuar sërish raporti i Ylli Dervishit me banoren tjetër të Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Malokun.

Buci deklaroi se i gjithë raporti tyre, afërsia, ka qenë pjesë e lojës së tyre të përbashkët.

“Pak më ka ardhur keq prej Santianës që ka qenë pjesë e lojës dhe nuk jam sqaruar atë natë pasi kam dashur ta lë pikëpyetje për shkak se ka qenë në kuadër të lojës që banorët me dyshu që ne e kemi bërë një puthje, por na ndërpreu Verona edhe tani më ka ardhur keq që nuk i kam kërkuar falje”, u shpreh ai.

Buci tutje shtoi: “Po e shfrytëzoj rastin t’i kërkoj falje që ka qenë e gjitha pjesë e lojës në bashkëpunim me Santianën, nuk kam pasur ndjenja për të, që kam thënë nuk e di akoma”.

Bukuroshja nga ana tjetër tha: “Nuk jam ndjerë mirë aspak për arsye se është parë edhe vetë në video, Buci as nuk ka kërkuar falje nuk ka shpjeguar asgjë në lidhje me videon që e pamë, kur patë mundësi, unë ia di kapacitetin e Bucit. Përse nuk shpjegoi e di veç ky, ndoshta për poena”.

Ajo mes tjerash theksoi se nuk e pranon kërkim-faljen nga Ylli.

Por, Santiana tha se nuk do ia bënte asnjëherë një gjë të tillë mikut të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat