Jonida Vokshi për të dytin vit radhazi është prezantuese e “Big Brother VIP Kosova”.
Aktorja nga Shqipëria, të cilën më parë e kemi parë në serialin “O sa mirë” dhe më pas në emisionin e saj “Thirrje”, e ka gjetur vetën në formatin e ri televiziv.
Jonida qëndron për orë të tëra në këmbë, në spektaklin me kohëzgjatjen më të madhe.
Ndonëse puna është sfiduese e lodhja e madhe, të nesërmen e spektaklit Jonides i del gjumi herët, e këtë e thotë vetë prezantuesja.