Lori Bala flet hapur për jurinë e ‘DWS’ – Ja kush është më profesional sipas balerinës

Mediale Vip

Lori Bala flet hapur për jurinë e ‘DWS’ – Ja kush është më profesional sipas balerinës

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:14
Lori Bala, Ilir Shaqiri

Balerina Lori Bala ka qenë e ftuar në një intervistë për ‘Top Albania Radio’ ku ndau detaje rreth ekspriencës së saj si anëtare jurie në ‘Dancing with the stars’, teksa zbuloi edhe mendimet e saj të sinqerta mbi jurinë.

Lori u shpreh se ajo dhe Ilir Shaqiri janë më profesionistë në këtë fushë, ndërsa sipas saj, Olta dhe Valbona duken këndshëm në rolin e tyre jo-profesionist.

“Unë dhe Iliri jemi dy profesionistë dhe as njëri, as tjetri nuk është as më shumë e as më pak. Sigurisht, Iliri ka më shumë eksperiencë dhe mund të jetë më mirë në artikulim dhe në shprehjen e gjykimit që ka. Unë mund të jem më pak, më e ftohtë dhe me pak fjalë, por sa t’ja marr dorën edhe unë. Pastaj Olta dhe Valbona nuk janë të profesionit dhe mendoj që janë shumë këndshëm ashtu.”- tha Lori.

Ndërkohë, balerina zbuloi edhe me kë nga konkurrentët do të donte të ishte çift, nëse do të kishte qenë pjesë e garës. Sipas saj, Eni, Sardi dhe Irgeni kanë përparuar shumë dhe do të donte të ishte çift me njërin prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat