Në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, këtë të premte, opinionisti Bledi Mane, u ka dhënë banorëve një këshillë.
Ai i ka sugjeruar ata që të largohen nga gjuha bullizuese, derisa e ka përmendur faktin se BBVK ndiqet nga miliona shqiptarë.
“Kam dëgjuar këtë javë bullizime pafund, kam filluar të dyshoj – a bullizoni edhe jashtë kështu dhe nga inati keni ardhur në shtëpi?
Ju duhet të jeni shembull i luftës kundër bullizimit, duke e ditur se shikoheni dhe dëgjoheni nga miliona shqiptarë kudo, dhe nga moshat më të vogla, shumë prej jush jeni idhuj të tyre”, ka thënë ai pos tjerash.