Një surpirzë e këndshme ndodhi në shtëpinë e BBVK.
Alba ka përjetuar një moment të paharrueshëm dhe shumë emocionues. “Vëllai i Madh” i bëri një surprizë të madhe, duke i sjellë një vizitor të veçantë nga jashtë – motrën e saj.
Alba kishte pohuar se ka një lidhje shumë të ngushtë me motrën dhe se e ndien mungesën e saj të theksuar gjatë qëndrimit në shtëpi.
Gjatë këtyre çasteve me emocion dhe ngrohtësi, motra e Albas nuk e humbi rastin për të diskutuar lojën e saj brenda shtëpisë.
Me një ton këshillues dhe mbështetës, ajo i sugjeroi Albas së duhet të ndryshonte taktikat e saj në lojë.
“S’ du me te pa tu u mërzit. Në qoftë se nuk ndihesh mirë je e lirë me dalë, nëse rri këtu të lutëm mos rri kaq e butë”, i tha me një mesazh që linte të kuptohej se ndoshta Alba duhej të ishte më e vendosur dhe e fortë në qëndrimet e saj.
Megjithatë, ky moment i veçantë u ndërpre nga ndërhyrja e Jonidës, duke iu rikujtuar rregullin e rreptë të shtëpisë – ndalimi i dhënies së informacioneve nga jashtë.