Milena Bogdan bashkëshortja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili është vrarë pesë vite më parë, duket se ka gjetur sërish dashurinë.
Ajo në rrjetet sociale ka publikuar disa foto me bashkëshortin e saj, ashtu siҫ edhe e quan ai.
“Gëzuar ditëlindjen për ty gëzimi im.
Faleminderit që më bëre të gjallë.
Gruaja jote të do. ❤️ Përgjithmonë”, ka shkruar ajo në facebook, derisa uronte bashkëshortin e saj.
Megjithatë ajo ende e rikujton në rrjetet sociale bashkëshortin e ndjerë, me të cilin ka edhe një djalë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/09/auto_403754414_18383714491068243_2408463791976296542_n1702155023.jpg)