Këngëtari i njohur, Yll Limani prej kohësh ka zbuluar se është drejt finalizimit të një albumi të ri.
Edhe së fundmi në një postim në Instagram ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit.
Ylli zbuloi se albumi i ri mban titullin “Tjetër” dhe pritet të publikohet më 21 dhjetor.
“Albumi “Tjetër”, 21.12.2023, premtoj lot dhe gëzim”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e një foto nga fëmijëria.
Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Ylli po shijon suksesin me bashkëpunimin me Sidarta “Spirti”.
Ndërsa, këngëtari mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore/