Këngëtari Blero dhe Edona James ndonëse së fundmi patën disa debate të forta me njëri-tjetrin, ata u panë sërish duke u shoqëruar bashkë.
Ishte Blero ai që e pyetje Edonën nëse ishte mirë pas gjitha debateve që pati me banorët e tjerë, duke thënë se e konsideron si motër.
Edona James u shpreh se është mirë, por se nuk do ta lejojë askënd t’i hipën mbi kokë.
“Para Zotit rri drejtë, a po më tregon a ka pasur ndonjë moment që ta kam shfrytëzuar?”, pyeti tutje Blero.
Kësaj pyetje Edona iu përgjigjë duke thënë se nuk ka patur një rast ku ajo është ndjerë e shftyrëzuar nga ai.
Ndryshe, kujtojmë që Blero është në mesin e të nominuarve të kësaj jave bashkë me Lumbardhin, Kaderin, Miss Rose, Shqipen dhe Gani Gërminë.