Vdekja e aktorit Matthew Perry ishte një aksident i shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”, kanë konfirmuar zyrtarët mjekësorë në Los Anxhelos.
Ylli i “Friends” u gjet pa shenja jete në pishinën e shtëpisë së tij në LA në tetor, por një ekzaminim pas vdekjes nuk ishte përfundimtar në atë kohë.
Mbytja u rendit si një faktor kontribues në vdekjen e tij, raporton BBC.
Ai ishte i njohur më së shumti për interpretimin e Chandler Bing-ut në serialin “Friends”.