Në një intervistë Juliana Nuea deklaroi se kupën e DWTS mund ta fitojë Fifi dhe kjo për shkak të historisë që ajo ka me Top Channel.
Kjo deklaratë që nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e njohur, e cila përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit u shpreh se Juliana po tregohet e padrejtë dhe po mundohet të njollosë të gjithë punën, përkushtimin dhe sakrificën që ajo po bën për të nxjerrë më të mirën e saj në kërcim.
Nga ana tjetër, në një intervistë të dhënë së fundmi, Juliana ka zbuluar se në fakt ajo ende vazhdon ta konsiderojë shoqe Fifin dhe se ajo e meriton fitoren pasi është një artiste me plot kuptimin e fjalës.
“Fifi dhe Enxhi kërcejnë shumë mirë. Unë e kam thënë edhe në një intervistë tjetër që dy të preferuarat e mia janë ato dhe cilado që ta fitojë, unë jam e lumtur”, shprehet Fifi.
Ndërkohë që me Fifin ka patur një miqësi edhe para se të merrnin pjesë ne “DWTS”, Xhuliana shton:
“Çdo kompeticion, ku është një trofe, aty më nuk e sheh a ke shoqe a jo, mendoj prej disa njerëzve të tjerë, kurse unë mendoj që akoma e kam shoqe, dhe dua ta kem shoqe, e meriton sepse është me plot kuptimin artiste”.
Në lidhje me deklaratën e Fitit, Juliana tha:
“Unë thjesht kam thënë që i kam dy të preferuarat dhe shpresoj që Fifi ta fitojë sepse normal e kemi gocë nga Kosova dhe e kam shoqe. Sigurisht që ia uroj fitoren. Fifi ka reaguar pak negativisht, por ajo shërohet më vonë, kështu që të mos e përmendim këtë gjë.”