Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë kryefjalë e mediave rozë tash e disa muaj.
Gjatë gjithë kohës është aluduar për një ndarje mes çiftit ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar e as mohuar.
Në premierën e filmit “5 Herë Jo”, ku ka marrë pjesë edhe Sara, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes për Ledrin.
Gazetari, Ronaldo Sharka e ka pyetur atë se kur do të dalin në një reagim publik për lidhjen e tyre.
“Kur të mendojmë që jemi gati! Paçim, shijojeni filmin!”, ka thënë Sara duke mos dhënë një përgjigje konkrete.
Gazetari nuk e ka lënë me kaq dhe ka tentuar të marrë një përgjigje konkrete nga Sara nëse janë ndarë apo jo.
“E kape lajmin, je shumë i poshtër se the nuk do e bëje atë pyetjen”, i tha ajo Ronaldos.
Sara u largua nga intervista duke mos dhënë përgjigje të detajuar.