Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, ka komentuar mbi rrëfimin e Kaderit gjatë ‘Prime’.
Mane ka thënë se një rrëfim i tillë duhet të shërbejë si “kambanë alarmi” për të gjitha nënat që heqin dorë nga përgjegjësia mbi rritjen e fëmijëve të tyre.
“Le të jetë rrëfimi i Kaderit një kambanë alarmi për të gjitha nënat e papërgjegjshme që braktisin fëmijët në një moshë delikate. Kuraja e Kaderit tregon se njeriu gjen forcë brenda veti, dhe bëhet dikush në jetë.
Hyrja e Kaderit në BBVK tanimë ka më shumë vlerë, sepse tani jep mesazhe shumë të forta”, ka thënë Mane.