Violetë Kukaj, këngëtarja e mirënjohur kosovare, yll i muzikës popullore, ka ndryshuar shumë.
Violeta po duket më bukur se asnjëherë më parë, madje e ka transformuar edhe stilin e veshjes.
Më moderne, më “cool” dhe më ndryshe se çdo herë po na shfaqet këngëtarja që dikur e shihnim kryesisht me veshje kombëtare e fustane më të rëndë.

Udhëtimet janë bërë pjesë e jetës së saj dhe në çdo udhëtim i kushton mjaftë rëndësi edhe paraqitjes së jashtme.
Në Dubrovnik shihet me barkun zbuluar dhe stilin më modern.