Semi Jaupaj dhe Sardi Strugaj prej disa ditësh aludohet se janë në një lidhje dhe dyshimet janë ngritur në 'Dancing with the stars'.
7 çifte çerekfinaliste kërcyen me një person të tyre të afërt dhe Sardi kishte zgjedhur mikeshën e tij prej 11 vitesh, Semi Jaupaj. Me një freestyle plot emocion, ata rrëmbyen 35 pikë dhe morën kryesisht komente pozitive. Por, komentet që morën vëmendje ishin ato të Olta Gixharit, e cila nuk nguroi t’i ngacmonte, pas kimisë që shfaqën në performancën në skenën e “Dancing With The Stars” dhe kalimit dorë për dore në tapetin e kuq të filmit “5 Herë Jo”.
I ftuar në "Ftesë në 5", Sardi tha se ai dhe Semi kanë një bashkëpunim që do lançohet në janar. Por tha se janë shokë
"Ne jemi shokë, kuptova që ia dolëm me kërcimin dhe transmetuam diçka. Kërcimi, kur e kam parë dhe unë ishte vërtetë sensual kënga ishte shumë flirtuese. Mos më sikletos më shumë", përfundoi Sardi duke qeshur.