Dj Pm thotë se në lidhjen e tij me Sarah Berishën ka ardhur koha për një hap tjetër

Mediale Vip

Dj Pm thotë se në lidhjen e tij me Sarah Berishën ka ardhur koha për një hap tjetër

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:26
DJ PM dhe Sarah Berisha

DJ PM dhe Sarah Berisha janë gati për hapin e radhës në marrëdhënien e tyre. I ftuar në "Natën me Aulonën", Dj i njohur tha se pavarësisht aludimeve, Sarah nuk është në pritje të ëmbël dhe planet për martesë apo për tu bërë prindër nuk i kanë të qarta.

PM gjithsesi u shpreh se koha për nivelin tjetër të lidhjes me Sarah-n ka ardhur.

"Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në “BBV”, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrimë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier. Faleminderit shumë formatit “BBV”, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë."- tha PM.

Ai pranoi se me gjasë do bashkëjetojnë në Prishtinë së shpejti, hap për të cilin janë gati dhe që edhe pse do ketë vështirësi në fillim, u shpreh i sigurt që do të mësohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat