Aktorja Cubi Metkaj ka folur më shumë rreth jetës së saj dhe eksperiencës që e pret në “BBV”.
Ajo mendohet se do të jetë pjesë e kastit të banorëve të “Big Brother Vip Albania 3”.
Këtë pyetje ia ka drejtuar ish-kolegu dhe miku i saj, Visjan Ukcenaj, i cili nuk ngurroi ta pyeste drejtpërdrejtë për këtë gjë.
Cubi Metkaj: Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13.
Ajo gjithashtu është shprehur se në format pret që pse jo të gjejë edhe dashurinë e jetës.
Cubi Metkaj: Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi.