Santiana në ‘Darkën e të Nominuarve’ të enjten e kësaj jave kishte paralajmëruar se do të plasë një “bombë” ndaj Lindita Halimit.
Ajo sot në ‘Prime’ tha se mendon që Lindita është biseksuale, këtë deklaratë ajo e nisi duke folur për një debat që kishte filluar me Ilirjanës, Adrit dhe Edonës lidhur me LGBTQI.
“Unë vetëm se e kam ditur një informacion, Lindita ka reaguar shumë në mbrojtje të LGBTQI kur ishte debati, unë e kam ditur një informacion që ma ka treguar Lindita”.
“ Unë mendoj se është biseksuale, por më ka treguar se ka pasur marëdhënie seksuale edhe me femra dhe me meshkuj. Është video ajo del, për mua kjo është krejt normale këtë gjë ma ke thënë në javën e parë”, ka thënë Santiana.