Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2024’

Mediale Vip

Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2024’

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 06:36
Besa Kokëdhima

Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së.

Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari i ri, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

Ndërsa, më e votuara nga publiku e cila rezultoi edhe me biletën e përfaqësimit në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.

“Zemrën n’dorë” është një kompozim i vetë Besa Kokëdhimës me producentin Kledi Bahiti, gjersa vet ajo ka shkruar edhe vargjet e tekstit.

Këngëtarja me origjinë nga Qeparoi do të përfaqësojë shtetin shqiptar në ‘Eurovision 2024’ gjatë muajit maj, në Malmo të Suedisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat