Emocione mes Santianës dhe Bucit: Kërcejnë të përqafuar me këngë dashurie

Mediale Vip

Emocione mes Santianës dhe Bucit: Kërcejnë të përqafuar me këngë dashurie

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:00
Buci dhe Santiana

Shtëpia e BBVK u mbush me ndjenja dhe emocione pët Santianën dhe Bucin mbrëmjen e kaluar, teksa vallëzonin të përqafuar.

Pas mbarimit të Prime-it, Ardi u vendos përballë mikrofonit dhe nisi të këndonte këngë dashurie.

Ai e mori Santianën në përqafim dhe të dy filluan të kërcejnë nën tingujt romantikë.

Santiana, e rrëmbyer nga emocionet, nuk mundi të përmbante lotët dhe filloi të qajë gjersa i qëndron Bucit në krah.

Skena u bë akoma më e veçantë kur merr në konsideratë afrimitetin që Santiana dhe Buci kanë treguar gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK, pavarësisht faktit se të dy janë në lidhje dashurie jashtë mureve të kësaj shtëpie.

Afërsia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur jo pak pyetje dhe komente nga ana e publikut dhe të bashkëbanorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat