Juli inate të vjetra me Elsa Lilën: As armikut nuk ia uroj të punojë me të

Mediale Vip

Juli inate të vjetra me Elsa Lilën: As armikut nuk ia uroj të punojë me të

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 22:47
Jul Deda

Ndërsa përflitej që do ta fitonte Elsa Lila, ishte Besa Kokdhima ajo që mbrëmjen e djeshme preu biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’dorë”.

Teksa Elsa shkoi në shtëpi pa asnjë cmim, Kozeta Kurti në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ajo mori atë çka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.

Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën:

"Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale” . Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?

Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut nuk mund të bësh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!

Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet….armikut nuk ia uroj që të punojë me të…"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat