Krishtlindja e parë pa të shoqin, e përqafuar me të bijën pranë pemës, urimi i veçantë i Giorgia Melonit

Mediale Vip

Krishtlindja e parë pa të shoqin, e përqafuar me të bijën pranë pemës, urimi i veçantë i Giorgia Melonit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 19:59
Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka uruar festën e Krishtlindjeve me anë të një fotoje ku duket së bashku me vajzën e saj Ginevra pranë pemës. E përqafuar me vajzën ajo ka ndarë dhe urimin në rrjetet sociale Facebook dhe X.

“Të sjellin këto ditë gëzim, qetësi dhe momente të veçanta për ju dhe të gjithë të dashurit tuaj. Urimet më të mira për Krishtlindje”, shkruan Meloni.

Këtë vit festat në familjen e saj do të festohen ndryshe për shkak të ndarjes nga Andrea Giambrunon. Megjithatë ajo ka mbajtur një marrëdhënie të mirë, pavarësisht ndarjes së papritur dhe gjithë stuhisë mediatike që pasoi.

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se ata do e kalonin festën bashkë për shkak të vajzës, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat