Politikania italiane, Marta Fascina ka kujtuar partnerin e saj Silvio Berlusconi, themeluesi i Forza Italia, në ditën e Krishlindjeve.
Ajo ka publikuar një foto në krah të Berlusconit, i cili u nda nga jeta më 12 qershor, dhe shkruan: “Gëzuar Krishtlindjet dashuria ime. Të dua pa masë”.
Martina është partnerja e fundit e ish-kryeministrit të ndjerë italian dhe kishin 54 vite diferencë.
Deputetja ka qenë e fejuar me Silvio Berlusconin nga viti 2020 dhe në ndarjen e tij nga jeta në muajin qershor.
Në testamentin e tij, Silvio Berlusconi i ka lënë 33-vjeçares një shumë prej 100 milionë euro.
Marta Fascina u rikthye në Parlament në fillim të nëntorit, pas disa muajsh mungesë.