Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” është një arenë e pandalshme e spekulimeve dhe zbulimeve, ku banorja Linda ka ngritur dyshime lidhur me dinamikën mes Santianës dhe Bucit.
Linda ka diskutuar me disa prej bashkëbanoreve të saj, duke përfshirë Edonën, Albyn e Kaderin, dhe ka shprehur bindjen se mes dy konkurrentëve ka më shumë se sa syri sheh.
“Nuk po e pranojnë që duhen me njëri-tjetrin,” ka shtuar Linda, duke i lënë të hapur mundësinë që ndjenjat mes tyre të jenë më të thella dhe më personale, pavarësisht se ata vazhdimisht e mohojnë.
Ajo ka vëzhguar dhe interpretuar sjelljet e tyre me një intuitë që sugjeron një marrëdhënie të mundshme që ende nuk ka marrë një formë të qartë dhe të shprehur publikisht.