Santiana Maloku e thekson sërish: Nuk kam ndjenja për Bucin

Mediale Vip

Santiana Maloku e thekson sërish: Nuk kam ndjenja për Bucin

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 22:59
Santiana Maloku

Santiana Maloku ka folur sërish për raportin e saj me banorin Ylli Dervishi në spektaklin e së premtes (29 dhjetor).

Kjo pasi atyre iu publikua sërish një klip, ku banorët po flisnin për veprimet e dyshes.

Pas klipit, bukuroshja gjakovare u shpreh se nuk ndjen asgjë për Bucin dhe anasjelltas.

Ajo e theksoi edhe këtë herë se ka ndjenja për personin jashtë, pasi ka zbuluar se ka partner.

“Unë kam ndjenja për personin që e kam jashtë, edhe Buci ka ndjenja për personin që e ka jashtë”, u shpreh ajo.

Konkurrentët më pas shprehën mendimet e tyre në lidhje me atë që kanë parë te dyshja.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodh në vazhdim mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat