Luiz Ejlli sërish në BBV, ja pozicioni që merr në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Mediale Vip

Luiz Ejlli sërish në BBV, ja pozicioni që merr në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:29
Luiz Ejlli

Prezenca e tij në formatin e famshëm “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh, ndërsa burime ekskluzive për Iconstyle bëjnë me dije se Luiz Ejlli do të ketë rolin e opinionistit.

Ai s’do të jetë “vëllai i madh” i produksionit, por “vëllai i madh” që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.

Ende nuk dihet kush do të jetë krah Luiz Ejllit në pozicionin e opinionistit tjetër.

Ndërsa rrjeti gjithashtu “zien” për moderatorin që do ta drejtojë këtë vit emisionin, mes dy emrave të lakuar; Arbana Osmani dhe Ledion Liço.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat