Pa asnjë dyshim, Rita Ora bashkë me Dua Lipën, janë dy ambasadoret më të mira që ka Kosova në botë.
Aty ku politika nuk kreu punë, frenat e diplomacies i mori muzika e tyre dhe mburrja e tyre e vazhdueshme për prejardhjen nga Kosova.
Megjithatë, Rita Ora zhgënjeu dy herë bashkëvendësit e saj.
Një herë, kur u pa duke vallëzuar në skenë me flamur të Serbisë, gjatë një koncerti të saj në Kroaci.
Pasi u bombardua nga sharjet dhe ofendimet, nëna e saj, Vera Ora, sqaroi se këngëtarja me famë botërore e kishte ngatërruar flamurin serb me atë kroat.
E nuk do të shkonte shumë, kur Rita sërish të shndërrohej në shënjestër të sharjeve dhe fyerjeve. Kësaj radhe pas publikimit të një videoje me tenistin serb, Novak Gjokoviq, i cili njihet për nacionalizimin e tij dhe fushatën kundër Kosovës.
Fotografitë morën dhenë dhe ofendimet e sharjet që shprehnin nervozizëm përveç zhgënjimit nuk ndaleshin. Pak orë më vonë ishte i ati i Ritës, Besnik Sahatçiu, ai i cili e publikoi një video ku shiheshin Rita Ora me bashkëshortin e saj, duke ndjekur finalen e Kupës së Botës në “Rugby”, duke pretenduar se fotografitë e publikuara nga i njëjti vend të cilat shfaqin Ritën bashkë me tenistin serb ishin montuar.
E si kërkimfalje ndaj saj, më 26 nëntor të 2023-ës, të gjitha kokat e shtetit u kujdesën që ta nderonin Ritën në ditëlindjen e saj të 33-të, duke organizuar darka e pritje solemne.